Gjashtë të lënduar në një aksident në Prishtinë (Foto)

Autori:Avdyl Pajaziti

Gazeta Express raporton se gjashtë persona janë lënduar derisa vetura e tipit Wolfswagen Golf 5 është vetaksidentuar në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë.

Policia e Kosovës i ka thënë portalit Koha.net se aksidenti ka ndodhur rreth orës 3:23 në mëngjesin e së shtunës.

“Gjashtë personave që gjendeshin në veturë, u është ofruar ndihma e parë. Vetura është vetaksidentuar dhe ka goditur një shtyllë elektrike. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka njoftuar edhe njësitin emergjent dhe KEK-un”, ka thënë Baki Kelani.

Fotografitë i ka dërguar në adresë të portalit një lexues i Express

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/gjashte-te-lenduar-ne-nje-aksident-ne-prishtine-foto/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala