Gjashtë shtete që e njohin Kosovën, pa kredenciale në UNESCO

Autori:Avdyl Pajaziti

Sigurimi i 2/3 të votave për anëtarësim në UNESCO është duke u bërë i paparashikueshëm për delegacionin e Kosovës.

Telegrafi mëson së delegacionit kosovarë ka filluar t’i komplikohet pak gjendja në Paris, pasi që disa prej shteteve anëtare të UNESCO-s që e kanë njohur Kosovën ende nuk i kanë prezantuar kredencialet dhe nuk do të mund të votojnë.

Gjashtë prej këtyre shteteve që e kanë njohur Kosovën e që ende s’i kanë dorëzuar kredencialet janë Antigua, Dominica, Kiribati, Marshall Islands, Nauru dhe Niue.

Anëtarësimi apo mosanëtarësimi i Kosovës në UNESCO do të varet prej 2/3 votave. Sigurimi i 2/3 të votave për anëtarësim nga delegacioni kosovar është shumë më i vështirë, se sigurimi i 1/3 të votave nga pala serbe për të votuar kundër.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/gjashte-shtete-qe-e-njohin-kosoven-pa-kredenciale-ne-unesco/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala