Gjashtë shkeljet ligjore të komunave të Kosovës

Autori:Gazeta Fjala

Organizata Ec ma Ndryshe për periudhën nëntë mujore, në komunat më të mëdha të Kosovës ka gjetur gjashtë shkelje ligjore.

Sipas njotimit për media të kësaj organizate Kuvendet e Komunave gjatë këtij viti në raste të caktuara kanë marrë vendime që nuk janë në përputhje me dispozitat e legjislacionit në fuqi.

“Në bazë të vlerësimeve të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal del se në KK-në e Gjakovës janë evidentuar dy shkelje ligjore, derisa në ata të Prishtinës, Prizrenit, Ferizajt dhe Gjilanit janë gjetur nga një shkelje ligjore” thuhet në komunikatën e Ec Ma Ndryshe transmeton Gazeta Fjala.

Mirëpo në KK-në e Pejës dhe atë të Mitrovicës jugore, kjo organizatë nuk ka identifikuar asnjë shkelje.

EC Ma Ndryshe rekomandon Kuvendet komunale që pas marrjes së vlerësimeve nga niveli qendror në afatin sa më të shkurtër kohor t’i rishqyrtojnë aktet që nuk janë në përputhje me legjislacionin në fuqi.

”Dhe t’i harmonizojnë ato në linjë me udhëzimet e marra nga MAPL-ja”./ Gazeta Fjala

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/gjashte-shkeljet-ligjore-te-komunave-te-kosoves/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala