Gjashtë policë të lënduar, dy nga ta më rëndë

Autori:Avdyl Pajaziti

Policia e Kosovës përmes një kumtese për media ka njoftuar se si pasojë e hedhjes së mjeteve të rrezikshme drejt zyrtarëve policorë gjatë  përleshjeve të  sotme, janë lënduar gjashtë zyrtarë policorë, prej tyre 2 kanë pësuar lëndime të rënda, njëri në kokë nga hedhja e mjeteve të forta dhe që të dy janë duke u trajtuar në QKUK.

Sipas policisë, një protestues po ashtu ka pësuar lëndime dhe të njëjtit i është ofruar ndihma mjekësore.

“Njësitet policore gjatë veprimeve të tyre deri tani kanë arrestuar dy (2) protestues të dhunshëm të cilët janë shoqëruar në stacion policor për intervistim dhe procedura të mëtutjeshme ligjore. Vlen të potencohet se tek dy personat e dyshuar janë gjetur boca të koktej molotovi”

“Nga protestuesit e dhunshëm janë dëmtuar edhe disa automjete policore, ku njëra nga to është dëmtuar nga hedhja e mjetit të dyshuar si koktej molotovi” thuhet në njoftimin e policisë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/gjashte-police-te-lenduar-dy-nga-ta-me-rende/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala