Gjakova shpallë fermerët e Vitit 2015

Autori:Avdyl Pajaziti

Drejtoria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në Komunën së Gjakovës, si në çdo fund të vitit, sot ka bërë përzgjedhjen e fermerëve më të suksesshëm të vitit 2015.

Kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari – Lila, ka theksuar se gjatë këtij viti me një përkushtim të veçantë është investuar në sektorin e bujqësisë, ku janë bërë përpjekje për investime përmes subvencioneve që arrijnë vlerën prej mbi 160 mijë euro, si dhe përmes investimeve kapitale që arrijnë shumën prej rreth 150 mijë euro.

Kusari – Lila u ka bërë thirrje fermerëve për aplikime në projekte edhe të nivelit qendror pasi që ne jemi të vetëdijshëm se investimet vetëm nga komuna nuk janë të bollshme për revitalizimin e mirëfilltë të këtij sektori shumë të rëndësishëm. Prandaj, është e nevojshme që aktivisht të lobohet dhe të aplikohet prej nivelit lokal në atë qendror.

Kryetarja Mimoza Kusari – Lila ka shprehur kënaqësinë që në mesin e fermerëve të vlerësuar për këtë vit gjendet edhe fermere gra të cilat janë përfituese të subvencioneve.

Bekim Ermeni, drejtor i Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, me shpalljen e fermerëve të vitit ka theksuar se ka qenë një listë e gjerë e fermerëve të vyeshëm si kandidatë potencial. Ndërsa, për përzgjedhjen e pesë kandidatëve fitues ka vendosur komisioni i ngritur enkas për këtë vlerësim, sipas të cilit fermerët më të suksesshëm për këtë vit janë shpallur Muharrem Karakushi në lëmin e lavërtarisë, Gjyle Hyseni në lëmin e bletarisë, Skender Rexha në lëmin e pemëtarisë, Miradije Gjoni në lëmin e blegtorisë dhe Astrit Selimaj në lëmin e shpeztarisë.

Fermerët e përzgjedhur, nga Drejtoria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural do të shpërblehen me nga treqind euro, që sipas drejtori Bekim Ermeni, ideja është që me këto mjete të përgatiten me impute bujqësore për sezonin e ardhshëm. /Telegrafi/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/gjakova-shpalle-fermeret-e-vitit-2015/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala