Gjakova po bëhet qendër e drogës

Autori:Zekirja Shabani

Gjakova është shndërruar në qendrën kryesore të përdoruesve të drogës në Kosovë.

Këtë fakt shqetësues e konfirmojnë edhe në Spitalin Rajonal “Isa Grezda”, konkretisht në Repartin e Psikiatrisë, ku trajtohen personat me varësi nga substancat narkotike.

Ata konfirmojnë se kanë raste kur përdoruesit janë edhe të moshës së mitur, 12, 13-vjeçarë.

Policia jozyrtarisht tregon se lëndët narkotike vijnë kryesisht nga Shqipëria.

Dilerët kryesisht shfrytëzojnë rrugët ilegale nga Vërmica, Morina e Prushi.

Zyrtarët komunalë deklarohen të shqetësuar, thonë se janë duke planifikuar ta bëjnë pastrimin dhe eliminimin e të gjitha objekteve ku dyshohet se po gjejnë strehë përdoruesit e substancave narkotike. /zëri/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/gjakova-po-behet-qender-e-droges/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala