Gjakova nisë konferencën e investitorëve

Autori:Avdyl Pajaziti

Komuna e Gjakovës me mbështetje të sektorëve të ndryshëm për zhvillim të qëndrueshëm do të organizojë për herë të parë konferencën e investitorëve që do të mbahet nga sot në Shkollën e Muzikes \”Prenk Jakova\” e cila gjendet rreth 300 metra larg objektit te Komunes.

Kryetarja e Komunës së Gjakovës Mimoza Kusari Lila ka thënë se konferenca e Investitorëve është një inciativë e Komunës së Gjakovës që ka për qëllim promovimin e komunës dhe regjionit të saj si një destinacion potencial për investitorët e jashtëm dhe lokal.

Objektivat e konferencës janë: Krijimi i një platforme preznatuese për qytetin e Gjakovës dhe regjionin e saj, prezantimi i mundësive për investime në zonat kryesore aktuale, prezantimi i zonave atraktive të Gjakovës si një qytet për të punuar, jetuar dhe për të berë biznes, prezantimi i projekteve dhe materialeve promovuese për zonat me potencial investimi dhe shkëmbimi ideve ndërmjet bizneseve, investitorëve, komunës dhe qytetarve.

“Konferenca e investitorëve do të sjell një diskutim rrreth projekteve konkret me qëllim të mbështetjes së tyre në ngritjen e kapacitetve në fushën e ekonomisë dhe infrastrukturës për një zhvillim të përgjithshëm të komunës”, ka theksuar Kusari – Lila.

Një ngjarje e tillë sipas saj do të kontribuojë në zhvillimin ekonomik të këtij qyteti në ngritjen e shërbimeve publike dhe në promovimin e Gjakovës si komunë me potencial.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/gjakova-nis-konferencen-e-investitoreve/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala