Gjakova nikoqire e Konferencës “Ditët e biznesit të vogël – 2015”

Autori:Avdyl Pajaziti

Në Gjakovë është organizuar manifestimi- Konferenca “Ditët e Biznesit të vogël – 2015’. Këtij manifestimi që ka organizuar Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, i ka paraprirë fillimisht takimi i kryetares së Komunës së Gjakovës Mimoza Kusari-Lila dhe Ministres së MTI Hykmete Bajrami. Para gazetarëve kryetarja Kusari-Lila ka prezantuar sfidat me të cilat ballafaqohet biznesi në këtë rajon mirëpo edhe të arriturat që Komuna e Gjakovës ka implementuar dhe po implementon në kuadër të zhvillimit të sektorit të biznesit. Kryetarja Mimoza Kusari Lila ka theksuar që në Komunën e Gjakovës ka një nismë të mbarë, me standarde të qëndrueshme zhvillimore dhe komuna është angazhuar tej mase që të ju ofron një infrastrukturë të mirëfilltë për biznese. Nga ana tjetër ajo ka përmendur që Komuna e Gjakovës prej vitit të kaluar ka bërë heqjen e taksës në firmë si dhe këtë vit ka miratuar rregulloren e re për Taksa dhe Tarifa të cilat lehtësojnë zhvillimin e bizneset.

Kryetarja e komunës së Gjakovës Mimoza Kusari Lila ka kërkuar që sa më parë të legalizohet vendimi për Zonën Ekonomike të Gjakovës, nga se deri me tani mos kompletimi i anëtarëve të bordit në KPA, ka dëmtuar Gjakovën. Ajo më tutje ka shtuar se ne jemi të angazhuar dhe të interesuar që të funksionalizojmë zonën e lirë që Gjakova të jetë si qendër e shumë komunave andej e këndej kufirit. Në këtë kontekst, Komuna e Gjakovës ka themeluar Fondin për Grante të NMVM-ve i cili do të shërbejë si një ndërmjetësim mes nevojave të bizneseve dhe mundësive të Komunës dhe donatorëve për mbështetje financiare. Në vitin 2015, Komuna ka ndarë 90,000 euro në linjën e subvencioneve, dhe aktualisht prej 69 bizneseve sa kanë aplikuar në Thirrje të Parë, janë subvencionuar 31 biznese. Prej numrit total të bizneseve përfituese janë 10 femra respektivisht 31,3%, 12 janë arti zanate respektivisht 37.5 % , mnjofton kumtesa.

Ndërkohë, Ministrja Bajrami ka thënë se qëllimi i MTI-së është që bizneseve të ju ofrojmë lehtësira dhe mundësi të mira për zhvillimi. Ajo ka theksuar që “ne po punojmë edhe në infrastrukturën ligjore, në investime strategjike si dhe në themelimin e fondit që do të jetë garantë për ndërmarrësit në bankat përkatës në afro 50 %.”

Pas këtij takimi, Kryetarja Kusari Lila dhe Ministrja Bajrami kanë marrë pjesë në konferencën informative të organizuar në Gjakovë “Ditët e Biznesit të Vogël 2015”, ku pjesëmarrës ishin edhe përfaqësues nga ATK, KEDS, përfaqësues të doganave dhe një numër i konsiderueshme i bizneseve lokale. Në këtë konferencë bizneset kanë shprehur nga afër sfidat me të cilat ballafaqohen në përditshmëri duke filluar nga sfidat kryesore të energjisë elektrike, tarifave, etj. Në ndërkohë, përfaqësuesit e KEDS janë shprehur të hapur për të diskutuar më hollësisht me bizneset industriale të cilat ballafaqohen me probleme kyqe për të gjetur format e zgjidhjes së tyre. /Indeksonline./

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/gjakova-nikoqire-e-konferences-ditet-e-biznesit-te-vogel-2015/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala