Gjakova mbledhë mbi 250 investitorë

Mbi 250 investitorë po marrin pjesë në Konferencën e Investitorëve të organizuar nga Komuna e Gjakovës.
Me këtë rast e para e kësaj komune, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se kjo konferencë do të ndikojë që të ndryshohet perceptimi negativ i investitorëve të huaj për Kosovën.
Në fjalën e saj hyrëse Kusari-Lila ka prezantuar potencialin e qytetit të Gjakovës dhe lehtësirat fiskale që ka krijuar kjo komunë për investimet.
Me këtë rast, e para e Gjakovës, ka përmendur potencialin teknologjik, bujqësor, të energjisë së ripërtritshme, Aeroportin e Gjakovës, Zonën e Lirë Ekonomike dhe Parkun Industrial, si fusha ku mund të thithen investime.
Njëherit, Kusari-Lila tha se komuna që ajo drejton do të dalë me projekte konkrete për investitorët.