Gjakova i kthehet traditës së vreshtarisë

Autori:Avdyl Pajaziti

Dy vjet më parë, familja Batusha nga Gjakova pati investuar në ngritjen e vreshtave në një sipërfaqe prej 6 hektarësh

Frytet e para të këtij investimi kjo familje pret t’i nxjerrë tek në vitin tjetër dhe shpresa për sukses është mjaft e madhe tek ta.

“Ne shpresojmë që me këtë sipërfaqe do të dëshmohet leverdia ekonomike e kultivimit të hardhisë së rrushit dhe kjo do të na stimulojë jo vetëm neve, por edhe fermerët e tjerë të kësaj komune, në mënyrë që Gjakova gradualisht t’i kthehet traditës së vjetër të kultivimit të rrushit”, ka thënë anëtari i kësaj familje Taga Batusha, duke shtuar se për ngritjen e këtyre vreshtave ai ishte subvencionuar nga Ministria e Bujqësisë e Kosovës.

Por, raste sikurse ky i familjes Batusha janë të pakta, për të mos thënë inekzistente në këtë anë.

Nga një komunë që dikur shquhej për vreshtarinë, Gjakova sot është kthyer në një komunë kur për këtë kulturë bujqësore flitet shumë pak. Megjithatë, interesimi i gjakovarëve për t’iu rikthyer vreshtarisë, jep shpresë se kjo kulturë bujqësore drejtë zhdukjes në këtë anë, do të mbijetojë. (Zëri)

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/gjakova-i-kthehet-tradites-se-vreshtarise/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala