Giethoorn, qyteti pa rrugë (Foto)

Autori:Avdyl Pajaziti

Nëse jeni nga ata që urreni trafikun, qyteti i duhur për ju gjendet në Holandë, në provincën Overijssel. Sekreti i këtij qyteti të vogël nuk është që të mos kesh makina si në Venecia.80d9d5bac1c3eb9d09538531d896ea98Jemi duke folur për Giethoorn, e njohur si “Venecia e Veriut”, ku rrugët janë si kanale me ujë që rrethojnë zonën e banuar. Kanalet me ujë kanë pak të përbashkëta me Venecian në Itali. Bëhet fjalë për një fshat me 3 mijë banorë, i themeluar nga njerëz të “paligjshëm” dhe mercenarë që luftonin në vitin 1230, ku dhe u stacionuan në këtë pjesë toke.Boat-hire-Giethoorn

Qyteti është pa rrugë dhe u themelua për të fshehur banorët e tij nga persekutimet fetare të shekullit XII. Disa vite më vonë murgjit ndërtuan kanale si ato që shihni tani. Sot ky qytet duket sikur ka dalë nga një përrallë. E vetmja rrugë ekzistuese në fshatin Giethoorn është një pistw ku pedalojnë biçikletat.1327572124_0

Të gjitha të tjerat janë në nën ujë. Giethoorn gjendet 120 km larg Amsterdamit, në mes të parkut natyror, Weerribben-Wieden. Që të shkosh atje duhet të nisesh nga aeroporti i Amsterdamit dhe të marrësh me qira një makinë.imageNjë zgjidhje tjetër alternativë është një fluturim Ryanair që bën një rrugë për në Groningen, i cili është rreth gjashtëdhjetë kilometra nga Giethoorn.Giethoorn-Visit-1125x750Për ta vizituar mjafton një barkë tipike e quajtur “Boat Whisper”, një lloj anije elektrike dhe jo e zhurmshme, që ju lejon të shihni këtë qytet të mrekullueshëm, ose ju mund të shkoni me një tur të organizuar, me barka të vogla, për shkak të urave karakteristike prej druri që qëndrojnë mbi kanale.Geithoorn

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/giethoorn-qyteti-pa-rruge-foto/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala