Gëzim Kelmendi zgjedhet kryetar i Partisë FJALA

Autori:Avdyl Pajaziti

Deputeti i Republikës së Kosovës Gëzim Kelmendi zgjedhet kryetar i Partisë FJALA për katër vite në Kuvendin e parë zgjedhor të mbajtur nga kjo parti.

Partia FJALA  mbajti Kuvendin e parë Zgjedhor gjatë ditës së sotme, ku zgjodhi Kryetarin e saj. Në ketë Kuvend delegatët votuan Dr.Gëzim Kelmendin për Kryetar të Partisë FJALA, transmeton ljami.net.

Kryetari i po sa zgjedhur i  Partisë FJALA Dr.Gëzim Kelmendi në fjalimin e tij para delegatëve konfirmoi qëndrimin e tij dhe Subjektit politik qe ai drejton se do të punojnë dhe angazhohen fuqishëm kundër  krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe për zhvillimin ekonomik të vendit.

Ai tha se ndjehet krenar që në këtë rrugë ka bashkë me veti një strukturë pasur intelektualësh dhe profesionistësh nga të dy gjinitë të cilët janë të gatshem me profesionalizmin dhe ndërshmerinë e tyre të jenë në shërbim të shtetit të Kosovës dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Ai tha se duhet të bashkohemi në luftën kundër terrorizmit i  cili nuk njeh fe, komb, ngjyrë dhe gjuhë dhe i cili rrezikon jetën e qytetarëve.

Do ta mbrojmë fuqishëm tolerancën ndërfetare të cilën populli ynë e ka kultivuar me shekuj dhe nuk do të lejojmë asnjë individ apo grup të rrezikoj këtë harmoni ndërfetare.

Kuvendi zgjedhor i Partisë FJALA miratoi Statutin  cili rregullon cështjen e zgjedhjes së  Kryesisë së re dhe Programin e kësaj Partie. /lajmi.net

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/gezim-kelmendi-zgjedhet-kryetar-i-partise-fjala/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala