Gëzim Kelmendi themelon parti të re (Video)

Autori:Avdyl Pajaziti

Listës së shumë partive politike në Kosovë iu shtua edhe një e re: Partia Fjala.

Gëzim Kelmendi, themeluesi i kësaj partie, thotë se ajo u krijua për shkak të përvojave të hidhura me subjektet tjera, njofton Klan Kosova.

Sipas ideatorëve të themelimit të kësaj partie, ata tashmë kanë krijuar degët e nëndegët në pothuajse të gjitha qytetet e Kosovës.

Partia Fjala ka aplikuar në KQZ për certifikim më 13 maj të këtij viti. /Klan Kosova/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/gezim-kelmendi-themelon-parti-te-re-video/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala