Gëzim Kelmendi me shokë largohet nga Partia e Drejtësisë

Nënkryetari i deritanishëm i Partisë së Drejtësisë dhe deputeti nga kjo parti në Kuvendin e Kosovës, Gëzim Kelmendi ka dhënë dorëheqje.
Lexojeni të plotë dorëheqjen që ai e njoftoi përmes profilit të tij në facebook:
Dorëheqje nga Partia e Drejtësisë,
Të nderuar qytetarë,ju njoftojmë se unë ,
Gëzim Kelmendi- nënkryetar i PD dhe Kryetar i degës së PD në Pejë,
Vehbi Berisha-anëtar i Kryesisë së PD ,
Myhedin Sylqa-anëtar i Kryesisë së PD,
Berat Dajaku-anëtar i Kryesisë së PD dhe Kryetar i degës së PD në Skënderaj,
Nasuf Gashi -Kryetar i degës së PD në Drenas,
dhe komplet degët:
1.Dega e PD në Pejë,
2.Dega e PD në Drenas,
3.Dega e PD në Skënderaj,
japim dorëheqjen ( largohemi) nga të gjitha funksionet në Partinë e Drejtësisë.
Arsyet e dorëheqjes tonë janë të shumta,por nuk janë të panjohura për ju.
Tradhëtia dhe mashtrimi i vazhdueshëm i votuesve të PD në veçanti dhe qytetarëve të Kosovës në përgjithësi,lakmia dhe uria për pushtet,shkelja e parimeve për interesa përsonale dhe për përfitime të ndryshme nga ana e Partisë së Drejtësisë,na bëjnë neve që të largohemi nga Partia e Drejtësisë.