Gërxhaliu: Ramadan Muja sakrifikoi vetën për të sjellë investitorë në Prizren

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Garxhaliu ka inkurajuar kryetarin e Prizrenit, Ramadan Mujën, që të krenohet me shkeljet ligjore dhe dënimin që ka marrë nga Gjykata Themelore në Prizren. Ai tha se Muja ka sakrifikuar vetën për të tërhequr investitorë të huaj në Prizren.
“Prandaj, i nderuari kryetari Muja mbaje kokën lart për këtë veprim”, i ka thënë Garxhaliu, Mujës në Prizren.

Kryetari i Prizrenit Ramadan Muja vitin e kaluar është dënuar me dy vjet burgim me kusht nga Gjykata Themelore në Prizren. Bashkë me Mujën janë dënuar edhe drejtorët e tij të Ekzekutivit. Muja me ‘shokë’ janë dënuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe keqpërdorime me pronën komunale.

Në qershor të këtij viti, Ramadan Muja, do t’i rikthehet gjykimit në Gjykatën e Apelit.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Garxhaliu, ndërkaq ka lavdëruar kryetarin Ramadan Muja për veprimet kundërligjore që ka bërë siç ka thënë “për interes të rritjes së zhvillimit ekonomik të Prizrenit”.

“Prizreni e ka një kryetar, i cili duke sakrifikuar vetën ka bërë tërheqjen e investitorëve të huaj dhe për këtë arsye edhe është dënuar”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/gerxhaliu-ramadan-muja-sakrifikoi-veten-per-te-sjelle-investitore-ne-prizren/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala