Geci: Ja pse Sejdiu e Osmani s’mund ta sfidonin Mustafën

Autori:Zekirja Shabani

Gani Geci, që në mes të tjerash në LDK njihet edhe për karriget e Kuvendit të Gjashtë të kësaj partie, në profilin e tij Facebook ka treguar se sot ka pasur ca mysafirë, e atyre u ka folur për ndryshimin në mes të LDK-së së presidentit Ibrahim Rugova dhe asaj të Isa Mustafës.

Ky është rrëfimi i Gecit për ndjekësit e tij në Facebook:

“Ndryshimi në mes të LDK-së së presidentit Rugova dhe LDK-së së Isa Mustafës është si vijon

1. Presidenti Rugova kishte mbështetjen në popull dhe atëherë kur fraksionet si ai i të burgosurve politikë e ma vonë edhe Sabri Hamiti, Eqrem Kryeziu e disa të tjerë që tentonin ta kundërshtonin Presidenti Rugova e rriste numrin e delegatëve nga baza, për Kuvendin Qendrorë LDK-së.

2. Farmir Sejdiu edhe Isa Muatafa duke parë pakënaqësitë në popull zvogëlonin numrin e delegatëve. Fatmri filloi i pari dhe nga 501 zvogëloi ni 355 numrin e delegatëve.

Isa Mustafa me vendim të Kryesisë i nxjerr jashtë delegatët e zgjedhur sepse: Sa ma pak delegatë aq ma lehtë i kontrollon, besa edhe ma pak vende pune me ju gjet. Tash zgjidhen zëvendësministrat, Bordet…

Isa Mustafën s’mundet kurrë me sfidu Fatmir Sejdiu hiç se hiç e Vjosa Osmani edhe ma hiç, veç ne vraftë reja se për që mundet me rrxu Fatmir Sejdiu e Vjosa Osmani le ta harrojnë.

Jo që e donë elektorati Isa Mustafën por e voton delegati, sepse delegati ka për detyrë me votu që donë me hi ne punë që donë mu ba zëvendësministër e elektorati, elektorati ka me ik për Hungari” (sic.).

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/geci-ja-pse-sejdiu-e-osmani-smund-ta-sfidonin-mustafen/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala