Gecaj: Visar Ymeri po na hedh hi syve

Autori:Zekirja Shabani

Zëvendësministri Bajram Gecaj ka akuzuar Vetëvendosjen se në mënyrë të organizuar ka tentuar të djeg objektin e Qeverisës së Kosovës.

Gecaj, në një postim në Facebook, thotë se AAK dhe NISMA i kanë qortuar anarkistët se e tradhtuan marrëveshjen për protestë paqësore.

Lexojeni të plotë postimin e Gecajt:

“Që janë në gjendje të bëjnë gjithçka vetëm e vetëm për të ardhur në pushtet, e vërtetojnë të gjitha veprimet e tyre të deritanishme; mashtrimi dhe manipulimi me popullin është këtu në piedestal. Njëri ndër këto është edhe deklarimi i djeshëm i imituesit të liderit të Lëvizjes Anarkiste të Vetëvendosjes (LAV), Visar Ymeri, i cili tani thotë se dhuna e ushtruar në protestën e fundit nga Brigadat e Kuqe nuk ishte e ‘parapërgatitur e as nuk ka qenë pjesë e skenarit e as nuk i arsyetojmë’.

Ata dëshirojnë të na hedhin hi syve e të na bindin se ishin të paplanifikuara nga 100 deri në 200 shishe molotovi, duke na shtyrë të besojmë se qytetarët e zakonshëm kokteje të tilla molotovi mbajnë në xhepa. Jo zotëri, këtë më nuk ua beson ‘as fëmija në djep’.

Atë ditë sipas të gjitha gjasave anarkistët kishin shpresuar ta drejtojnë atë masë protestuesish kundër ndërtesës së qeverisë; por, pasi që kjo u dështoi, dhe veprimi u tregua kundërproduktiv, tani, nga frika se nuk do t’u dalin më qytetarët në protesta, edhe një herë tentojnë të manipulojnë me ndjenjat e tyre.

Apo ndoshta dy partnerët tjerë të opozitës i kanë qortuar anarkistët se e tradhtuan marrëveshjen për protestë paqësore?!” (sic), ka shkruar Gecaj.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/gecaj-visar-ymeri-po-na-hedh-hi-syve/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala