Gecaj: Shpresojmë se brigadat e kuqe të VV’së do të na lënë të punojmë

Bajram Gecaj i LDK’së, në një status në Facebook ka thënë se shpreson që opozita të mjaftohet me inaugurimin e kalendarit të tyre vetanak dhe se do ta lënë Qeverinë të punojë dhe funksionojë për qytetarët e Kosovës, jashtë, sic ka thënë ai, jashtë kërcënimit permanent nga brigadat e kuqe të tyre, tani, sipas Gecajt, të mbuluara me petkun e babadimrave.
Ky është postimi i plotë i Gecajt në Facebook:
“Babadimrat e Lëvizjes Anarkiste të Vetëvendosjes, paskan vendosë me e nisë edhe historinë nga ata vetë, duke krijuar kështu edhe vitin e tyre kalendarik. Dhe kjo. pas gjithë atyre “dhuratave e bakshisheve” të cilat na i dhanë gjatë vitit të kaluar, si vetë, gazi lotësjellës, koktejet molotov, gurët kundër ruajtsve të rendit, dëmtimit të pronës publike e private, si dhe shumë e shumë “dhurata” të tilla të pazakonta. Të shpresojmë se do të mjaftohen me inaugurimin e kalendarit të tyre vetanak, dhe se do t’a lënë Qeverinë të funksionoi dhe punoi për qytetarët e Republikës, jashtë kërcënimit permanent nga brigadat e tyre të kuqe, tani të mbuluar edhe me petkun e babadimrave!”
Ndryshe, opozita ka paralajmëruar mbajtjen e protestës masive për rrëzimin e marrëveshjeve dhe Qeverisë më 9 janar, në orën dy, me fillim nga Biblioteka Kombëtare.