Gecaj quan opozitën “euro-skeptike”

Autori:Avdyl Pajaziti

Këshilltari i Kryeministrit të Kosovës, Bajram Gecaj i ka quajtur “euro-skeptik” deputetët e opozitës të cilët e kanë lëshuar sallën e kuvendit para votimit të MSA-së.

Menjëherë pas ratifikimit të Marrëveshjes për Stabilizim Asociim, kanë ardhur edhe reagime nga më të ndryshme të politikanëve të Kosovës.

Ndërsa këshilltari i Kryeministrit të Kosovës, Bajram Gecaj krahas urimit për ratifikimin e MSA-së, ka ngritur shqetësimin e tij për lëshimin e sallës nga opozita.

Ai i ka quajtur “Euro-Skeptik” deputetët e opozitës të cilët e kanë lëshuar sallën.

Lexoni shkrimin e plotë të Bajram Gecajt:

“Urime populli i Kosovës

Sot u miratua Marrëveshja e Stabilizim Asociimit, një hap ndër më të rëndësishmit për shtetin dhe popullin e Republikës së Kosovës – URIME.

Megjithate, për arësye të pastra politike, një pjesë e parlamentarëve lëshoj sallën duke u shndërruar kështu në Euro-Skeptik, pra duke krijuar edhe tek ne taborrin e kundërshtarëve të integrimeve evropiane.”

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/gecaj-quan-opoziten-euro-skeptike/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala