Gecaj: Opozita nuk ka përkrahje popullore

Autori:Gazeta Fjala

Zëvendësministri i Pushtetit Lokal me një status në facebook, tha se nuk mund ta mbrojnë Republikën ata të cilët nuk e njohin atë; nuk mund ta mbrojnë Republikën ata të cilët (keq) përdorin ditën e flamurit kombëtar për të përdhos flamurin shtetëror të po asaj Republike; por e tërë kjo është një hipokrizi e anarkistëve të cilët qëllimin e vetëm dhe përfundimtar e kanë përmbysjen e jo mbrojtjen e Republikës.

“Po shpresoj që tanimë opozita ta ketë kuptuar se nuk kanë përkrahje të gjerë popullore për kauzën dhe posaçërisht jo për metodat e tyre. Në një ditë të tillë festive, sheshi Zahir Pajaziti ka qenë gjithherë i stërmbushur nga individë të cilët festonin, ndërsa dje nuk u arrit të sigurohet pjesëmarrja e as një të pestës së votuesve të VV-së (vetëm) nga Komuna e Prishtinës, me gjithë faktin se kishin përkrahjen edhe të dy subjekteve tjera politike, dhe me pjesëmarrës të organizuar nga e tërë Kosova”, ka thënë Gecaj.

Gecaj shtoi se derisa VV ishte plotësisht në elementin e vet, me liderin e tyre i cili e shndërroj këtë tubim në një tubim për kauzën e bashkimit kombëtar të shpresojmë se dy partitë tjera organizuese të këtij tubimi më në fund ta kenë kuptuar se kanë hyrë plotësisht në lojën e VV-së, dhe se për një gjë të tillë nuk do ta kenë përkrahjen e votuesve të tyre.

Të shpresojmë sinqerisht që tani të kthehemi tek institucionet, për të cilat është derdhë gjak, mund e djersë – të kthehemi atje ku mund ti zgjidhim problemet në mënyrë demokratike e të civilizuar, përfundoi Gecaj./Gazeta Tribuna

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/gecaj-opozita-nuk-ka-perkrahje-popullore/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala