Gecaj me policinë, thotë se opozita po kërkon dhunë fizike mes deputetëve

Autori:Avdyl Pajaziti

Zëvendësministri i Administrimit të Pushteti Lokal, Bajram Gecaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se sipas opozitës kriza politike nuk zgjidhet me represion e në rast se kjo e vërtetë do të qëndronte atëherë pason konkluzioni logjik se kriza politike do të duhej të zgjidhej me kundërmasa të njëjta, e jo nga organet shtetërore të thirrura (në secilin vend demokratik) për rend, ligj e siguri.

Lexoni postimin e plotë:

“Kriza politike nuk zgjidhet me represion”, thonë pjesëtarë të opozitës. Nëse kjo vërtetë do të qëndronte, dhe nëse pjesa tjetër e spektrit politik do të sillej në të njëjtën mënyrë, atëherë pason konkluzioni logjik se kriza politike do të duhej të zgjidhej me kundërmasa të njëjta, e jo nga organet shtetërore të thirrura (në secilin vend demokratik) për rend, ligj e siguri. Pra, deputetët e pozitës do të duhej të imitonin sjelljet “politike” të opozitës, duke u hedhur mbrapa atyre gazin lotsjellës, duke i gjuajtur me shishe, duke i spërkatur me sprej helmues, duke u fishkëlluar tek veshët deri në çmendje, duke u hedhur mbrapa koktej molotov, duke u thyer kokat me kubëzat e rrugëve të Prishtinës, duke djegur e shkatërruar pronën publike e private, duke i nxjerrë me forcë pjesëtarët e opozitës nga veturat e tyre private a zyrtare dhe duke ua shkatërruar të njëjtat…………….. E kjo me gjasë do të ushtrohej deri në humbjen e durimit nga njëra apo pala tjetër (apo edhe nga vetë populli), duke shndërruar kështu këtë sjelljeje “politike” në një konflikt të hapur fizik mes deputetëve (me rrezikun e një lufte civile). Pastaj, e gjithë kjo, në bazë të standardeve tashmë të vendosura e të ushtruara nga opozita, do të mund të kualifikohej si sjellje “e matur politike” e një konflikti të një “revolucioni të vonuar demokratik” (Model: Shqipëria e vitit 1997). Në këtë kohë, unë me gjithë shpirt e zemër përgëzoj dhe ndjej dhembje të thellë për katrahurën nëpër të cilën po detyrohet të kaloi POLICIA e KOSOVËS (vajzat dhe djemtë e këtij populli).

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/gecaj-me-policine-thote-se-opozita-po-kerkon-dhune-fizike-mes-deputeteve/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala