Gecaj: Komuna e Prishtinës e ka harruar qytetarin – po merret me çështje kombëtare

Autori:Gazeta Fjala

Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, që vjen nga radhët e LDK-së, ka kritikuar zyrtarët komunalë të kryeqytetit për të cilët thotë se më shumë po merren me çështje kombëtare sesa që janë në shërbim të qytetarëve, për ç’gjë edhe janë votuar.

Gecaj, përmes një postimi në Facebook, thotë se zyrtarët e Komunës së Prishtinës e kanë harruar punën për të cilën kanë marrë votën dhe për të cilat edhe paguhen.

Ata, sipas Gecajt, po ftojnë qytetarët t’u bashkëngjiten protestës së opozitës, të paralajmëruar me 28 nëntor, në Prishtinë.

“Administrata e Komunës së Prishtinës, si e tërë, ka obligim të na mundësoj të gjithëve ne, qytetarëve të Prishtinës e të Republikës, të festojmë atë ditë me dinjitet e në mënyrën më festive e paqësore të mundshme; e jo të ftoj dhe të ofroi terren për “brigadat e kuqe” ta keqpërdorin edhe atë ditë, të shenjtë për tërë popullin shqiptar, për të ushtruar edhe një herë veprimet e tyre anarkike dhe të jashtëligjshme”, thotë Gecaj në reagimin e tij, raporton Koha.net.

“Keqpërdorimi dhe shndërrimi në dhunë i kësaj dite do të shënohej në analet e historisë si akti më i shëmtuar i kësaj opozite dhe si një njollë e pashlyeshme për ta”, ka përfunduar ai.

Partitë e bashkuara opozitare kanë paralajmëruar protestë më 28 nëntor në kundërshtim të marrëveshjes me Serbinë për krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe si dhe të marrëveshjes me Malin e Zi për demarkacion.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/gecaj-komuna-e-prishtines-e-ka-harruar-qytetarin-po-merret-me-ceshtje-kombetare/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala