Gecaj: Kerry dha porosi të qartë

Autori:Avdyl Pajaziti

Bajram Gecaj, zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, në Info Magazine në Klan Kosova ka thënë se mesazhi i sekretarit amerikan të shtetit, John Kerry-t për spektrin politik në Kosovë ishte shumë i qartë për liderët.

“Porosia e Kerry-t ishte shumë e qartë se Kuvendi s’është një arenë përplasjesh dhe deklaratat e tij duhet të merren parasysh për shkak se ai vjen nga shteti më mik i Kosovës”.

Ai ka thënë po ashtu se në Kosovë erdhi për vizitë dhe ky është një nder i madh për vendin tonë.

“Kosova është i vetmi vend që e viziton ai, për shkak se në Beograd s’do të bëjë vizitë po atje shkon në samit dhe sigurisht se kur shkon atje do t’i takojë edhe liderët politikë”.

“Kosova është i vetmi vend që e vizitoi dhe mesazhi i tij i kësaj vizite ishte i qartë”, tha Gecaj.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/gecaj-kerry-dha-porosi-te-qarte/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala