Gecaj i përgjigjet Vetëvendosjes që e quajti atë “spiun të SHBA-së”

Autori:Gazeta Fjala

Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal në Kosovë, Bajram Gecaj, i është përgjigjur përmes Facebookut, një akuze që thotë t’i ketë ardhur nga Vetëvendosje, e që i është thënë “spiun i ShBA-ve”.

“Këto ditë u akuzova nga Vetëvendosja si spiun i ShBA-ve me aludimin se edhe kryeministri aktual Isa Mustafa e paska pas një drojë të kësaj natyre nga unë në kohën sa unë isha koordinator i LDK-së në koalicionin VLAN”, ka thënë Gecaj.

Ai ka thënë se kjo është “një akuzë krejtësisht e pa sens dhe e pa bazë”.

“Kjo dëshmon edhe një herë për kompensimin e mungesës së argumenteve me sulme e insinuata. Me shumë dëshirë nuk do të merresha me të tilla sulme por, konsideroj, në të vërtetë jam i bindur se është fatkeqësi që në politikën tonë ka njerëz të cilët bashkëpunimin tim me SHBA-të, por edhe konceptet properëndimore të partisë të cilës i takoj i konsiderojnë spiunim dhe të dëmshëm për shtetndërtimin dhe demokratizimin e Kosovës”, ka shkruar ai.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/gecaj-i-pergjigjet-vetevendosjes-qe-e-quajti-ate-spiun-te-shba-se/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala