Gazin në hollin e Kuvendit e hodhi Pal Lekaj

Autori:Avdyl Pajaziti

Përderisa deputetët e opozitës po tentonin që të hynin me dhunë në sallën kryesore të Kuvendit, është gjuajtur edhe një gaz lotsjellës tjetër.

Fillimisht nuk dihej se cili deputet kishte hedhur gazin në holl të Kuvendit, por, sipas KosovaPress-it, këtë e kishte bërë deputeti i AAK-së Pal Lekaj.

Më herët gjatë ditës gaz lotsjellës kishin hedhur edhe deputetët Ismajl Kurtesi e Haxhi Shala. Këta dy tashmë janë arrestuar nga policia.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/gazin-ne-hollin-e-kuvendit-e-hodhi-pal-lekaj/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala