Gazetari i luftës mbështet Ferat Shalën për deputet

Autori:Gazeta Fjala

Kandidati i PDK-së për deputet, Ferat Shala, ka takuar fotoreporterin e luftës, Gazmend Elshanin.

Shala përmes një postimi në llogarinë e tij në facebook ka treguar për aktivitetin e Elshanit në luftën në Kosovë, shkruan Gazeta Infokus.

“Me mikun e vjetër, ish- ushtarin e UÇK-së, gazetarin e luftës – Gazmend Elshanin. Gazi ishte njëri nga reporterët e paktë që e memorizoi dhe dokumentoi luftën tonë. Me kamerën e tij ai shumë herë e vuri jetën në rrezik. Xhirimet që realizoi Gazi u bënë jehonë e fuqishme e luftës sonë në mbarë botën”, ka thënë Shala.

Shala ka treguar se gazetari i luftës, Gazmend Shala vazhdon të mbështesë atë dhe PDK-në.

“Gazi nuk ka ndryshuar as tani në kohë paqe: ai çdo herë reflekton dinjitet dhe personalitet. Nga biznesi i suksesshëm që drejton sot shumë familje kosovare realizojnë të ardhurat e jetës. Gazi është një intelektual që dashurinë për atdheun kurdo e ka moto të jetës”, ka thënë mes tjerash Shala.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/gazetari-i-luftes-mbeshtet-ferat-shalen-per-deputet/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala