Gazetarët gjermanë: Ku shkuan miliardat e derdhura në Kosovë?

Autori:Avdyl Pajaziti

Televizioni i parë publik gjerman (ARD) ka shfaqur më 12 mars një emision, në të cilin një pjesë ia kushton Kosovës, në dritën e eksodit të muajve të fundit. Në Kosovë perëndimi ka derdhur miliarda por efekti i tyre është i vogël ose inekzistent. Ku kanë shkuar këto mjete?

Gazetarët e emisionit “Kontraste” kanë bërë përpjekje për të gjetur përgjigjen për këtë dhe pyetje tjera shqetësuese nga realiteti kosovar. Ata kanë ballafaquar gazetarë dhe zëra të tjerë kritikë, kosovarë dhe ndërkombëtarë, me përfaqësues të institucioneve si Eulex-i, GIZ-i gjerman etj. lidhur me perceptimin se paratë ndërkombëtare që derdhen në Kosovë nuk e arrijnë destinimin e tyre.

Shpesh, sipas emisionit, organizatat e ndryshme ndërkombëtare, përfshirë edhe atë gjermane për kooperim dhe zhvillim (GIZ) ndajnë mjete, fatin e të cilave nuk e ndjekin më tutje. Atyre u mjaftojnë raporte ose dokumente që flasin për “suksesin” e projekteve, pa shikuar efektin konkret të tyre në terren, ku gjendja mbetet po aq e mjerueshme sa ishte më parë.

Emisioni vendos në fokus edhe institucionet kosovare që kujdesen kryesisht për luksin e ndërtesave dhe makinave të tyre dhe fare pak për të përmirësuar standardin e qytetarëve./albinfo.ch

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/gazetaret-gjermane-ku-shkuan-miliardat-e-derdhura-ne-kosove/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala