Gazeta gjermane “Die Welt”: Në Kosovë po qeverisë kaosi!

Autori:Avdyl Pajaziti

Një nga të përditshmet më të mëdha gjermane, Die Welt, në numrin e saj të së dieles raporton për situatën politike në Kosovë. Me titullin “Në Kosovë po qeverisë Kaosi”, kjo gazetë raporton që parlamenti i Kosovës mbajti një seancë jo të zakonshme në orët e para të mëngjesit të ditës së shtunë (24.10)
Seanca u mbajt në një ambient tjetër të kuvendit jo në sallën e dedikuar për seanca të rregullta, për shkak se partitë opozitare disa herë hodhën gaz lotsjellës duke pamundësuar kështu mbajtjen e seancës në sallën kryesore të parlamentit. Sipas udhëheqësve nga opozita, vetëm anulimi i marrëveshjes me Serbinë për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe dhe i marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi zhbllokon punën e Kuvendit. Në seancën që u zhvillua në një sallë të improvizuar, deputetët e shumicës miratuan disa ligje me votim klasik me ngritje dore, por pa praninë e deputetëve të opozitës, të cilët qëndronin në sallën kryesore të kuvendit. Deputetët e opozitës seancën e improvizuar e cilësuan ilegale dhe të pavlefshme, shkruan kjo gazetë.

Kryesia e kuvendit pak para mesnatës së ditës së premte thirri sigurimin e parlamentit në sallën kryesore të seancave, të cilët krijuan një kordon parballë e deputetëve për t’u pamundësuar deputetëve të opozitës që fizikishit ta bllokojnë foltoren e parlamentit. Kjo irritoi tej mase opozitën, përfaqësues hodhën gaz lotsjellës dhe gjuajtën me shishe uji e shkëmbyen fjalë të rënda me kryetarin e parlamentit dhe qeverinë duke bërë që mazhoranca të dalë nga salla e kuvendit.

Gjatë gjithë kohës kur brenda ambienteve të kuvendit të Kosovës ndodhnin zhvillime të pazakonta, jashtë ndërtesës së kuvendit simpatizantë të partive opozitare u përleshën me policinë, pasi këta të fundit hodhën gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën prej disa qindra simpatizantësh, shkruan kjo gazetë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/gazeta-gjermane-die-welt-ne-kosove-po-qeverise-kaosi/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala