Gazeta e Beogradit dyshon se Thaçi dhe Veselinoviç ndërtuan bashkë autostradat

Autori:Avdyl Pajaziti

Zvonko Veselinoviç, njëri nga udhëheqësit e kryengritjes në veriun Kosovës, ka ta transportuar materialin për kompanitë e shqiptarëve të Kosovës me ndikim që kanë pasur lidhje me partinë Demokratike të Kosovës të Hashim Thaçit, shkruan sot gazeta Newsweek e Beogardit.

Veselinoviq, thotë kjo gazetë, transmeton Koha.net, ka bashkëpunuar me personat e afërt të partisë qeveritare të shqiptarëve të Kosovës në ndërtimin e , siç e cilëson gazeta, “rrugës patriotike”e vlefshme një miliard euro.

Ky biznesmen kontrovers serb e njëkohësisht nacionalist, materialin e transportuar ia ka shitur gjigantit ndërtues Bechtlel + Enka, thitë gazeta.
Zvonko Veselinoviq është mbajtur në burg nga autoritet serbe më shumë se një vit me akuzat për krime ekonomike.

Në Kosovë ai njihet si organizator i vendosjes së barrikadave nëpër rrugët e veriut të vendit.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/gazeta-e-beogradit-dyshon-se-thaci-dhe-veseloviq-ndertuan-bashke-autostradat/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala