Gazeta austriake: Thaçi president

Autori:Gazeta Fjala

Gazeta austriake “Österreich” ka publikuar një artikull, ku paralajmëron se javën në vazhdim, zëvendëskryeministri aktual i Kosovës, Hashim Thaçi do të zgjidhet president i Kosovës.

Sipas gazetës, Thaçi gëzon një përkrahje shumë të madhe të popullit të Kosovës, meqë 48-vjeçari kishte udhëhequr Kosovën drejt pavarësisë, transmeton lajmi.net

“Presidenti kosovarë zgjedhjet nga një parlament i përbërë nga 120 deputet. Në dy votimet e para nevojiten dy të tretat e votave, në raundin e tretë mjaftojnë vetëm 60 vota”, shkruan gazeta.

“Österreich” po ashtu shkruan për paralajmërimin e përfaqësuesve të opozitës për të organizuar një protestë, pikërisht në përvjetorin e tetë të pavarësisë.

Sipas gazetës përmes protestave, opozita në Kosovës po mundohet të detyrojë Qeverinë e Kosovës të heq dorë nga dy marrëveshje, atë për Asociacionin me Serbinë dhe për Demarkacionin me Malin e Zi. /kp

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/gazeta-austriake-thaci-president/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala