Gaxherri: Dikush në Kuvend ka shpenzuar 10 mijë euro në emër të deputetëve

Autori:Avdyl Pajaziti

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besa Gaxherri ka kërkuar nga sekretari i Kuvendit të Kosovës, Ismet Krasniqi sqarime se kush ka shpenzuar afër 10 mijë euro për bileta në emër të deputetëve.

Gaxherri po ashtu kërkoi llogari nga sekretari i Kuvendit të dijë pse një libër i autorit Bardhyl Mahmuti, prej 250 ekzemplarëve ka kushtuar 8 mijë euro.

Deputetja e LDK-së këto pyetje i ka bërë gjatë shqyrtimit të raportit gjashtë mujor të shpenzimeve të Kuvendit.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/gaxherri-dikush-ne-kuvend-ka-shpenzuar-10-mije-euro-ne-emer-te-deputeteve/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala