Gati strategjia nacionale për parandalimin e ekstremizmit

Autori:Gazeta Fjala

Të enjten u mbajt takimi i radhës i grupit punues i cili po harton “Strategjinë Nacionale për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Radikalizmit që shpie në Terrorizëm”.

Në hapje të takimit këshilltari i kryeministrit Mustafa, njëherësh kryesues i grupit, Edon Myftari bëri të ditur që janë duke u finalizuar inputet e të gjithë akterëve dhe institucioneve relevante të përfshira në hartimin e kësaj strategjie pas një periudhe disa mujore të tryezave, takimeve dhe diskutimeve të shumta.

Sipas Myftarit ky grup punues ka një përfshirje të gjerë të institucioneve të qeverisë qendrore, lokale, agjencive për zbatim të ligjit, komunitetit fetar, shoqërisë civile, mediave dhe organizatave ndërkombëtare me qëllim që strategjia dhe aktivitetet për zbatimin e saj të kenë një mbulim të gjerë në të gjitha sferat ku ky fenomen mund të adresohet dhe parandalohet.

“Kosova prin pozitivisht në rajon në këtë aspekt dhe përveç Ligjit për ndalimin e pjesëmarrjes në luftëra të huaja që ka miratuar si dhe kësaj strategjie që tashmë po finalizohet veç ka ndërmarrë hapa konkret në proceset e parandalimit, intervenimit dhe de-radikalizimit”, tha Myftari.

Ai po ashtu ka bërë të ditur se institucione të ndryshme si ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Kosovës tashmë kanë ndërmarrë hapa specifik në vetëdijesimin e popullatës por edhe hetimin e rasteve e ndryshme, ndërsa organizata jo-qeveritare të ndryshme vendore tashmë janë duke implementuar një sërë aktivitetesh që synojnë parandalimin dhe de-radikalizimin, të cilat ndërlidhen drejtpërdrejt me objektivat dhe masat e kësaj strategjie.

“Kryeministri dhe Qeveria e Kosovës do të vazhdojnë të jenë të përkushtuara në adresimin e këtij fenomeni negativ për vendin tonë dhe mbarë globin edhe pas miratimit të strategjisë duke koordinuar përpjekjet me të gjitha organizatat vendore, rajonale dhe ndërkombëtare”, tha Myftari./ Gazeta Fjala

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/gati-strategjia-nacionale-per-parandalimin-e-ekstremizmit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala