Gashi: Limaj po shantazhohet

Autori:Avdyl Pajaziti

Avokati Tomë Gashi ka folur lidhur me njoftimin e Prokurorisë Speciale të Kosovës se është ngritur aktakuzë për rastin e MTPT-së.

Gashi për ‘Epokën e re’ e ka mohuar të ketë aktakuzë të re ndaj Limajt dhe ka shprehur habinë e tij me veprimin e prokurorit.

Ai ka thënë se qëllimi i EULEX-it është që vazhdimisht ta mbajë të shantazhuar Fatmir Limajn

Avokati Gashi ka thënë se momenti i publikimit të kësaj aktakuze nuk është i rastësishëm.

“Nuk mund të them se ka prova se politika ka ndikim, por sigurisht që nuk është e rastësishme që është bërë publike kjo aktakuzë tani kur po kundërshtohet procesi i dialogut me Serbinë, përkatësisht nënshkrimi i marrëveshjeve të arritura kohët e fundit në Bruksel”, ka thënë Gashi.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/gashi-limaj-po-shantazhohet/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala