Gashi: Golin ua dedikoj…

Shkëlzen Gashi tha pas ndeshjes se golin e shënuar ua dedikon të gjithë tifozëve dhe lojtarëve të Kombëtares.
Sulmuesi i Bazelit u bë sonte “heroi” i takimit, pasi shënoi golin e dytë kundër Armenisë, duke i dhënë tre pikë të vyera Shqipërisë.
Ai falenderoi të gjithë lojtarët dhe të gjithë shqiptarët që e kanë parë ndeshjen në stadium dhe në ekranet e televizorëve.
Gashi theksoi se nëse Kombëtarja është në ditë të mirë mund të mposhtë çdo kundërshtar.