Gashi: Dino Asanajn e vranë

Autori:Zekirja Shabani

Avokati Tomë Gashi ka bërë akuza të rënda kundër udhëheqësit të Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu.

Në Interaktiv në KTV, Gashi ka thënë se ndoshta me qëllim Gërxhaliu ia ka huqur dy herë në dy raste.

“Tash e kemi marrë edhe ekspertizën e tretë nga Londra që e vërteton prapë se Hamdi Sopa (ish-zyrtar qeveritar) është vetëvrarë, dhe nuk e kanë vrarë vajzat e gruaja, siç pretendonte prokuroria dhe Gërxhaliu. Ai tha që Dino Asanaj kishte bërë vetëvrasje, por unë besoj se ajo ka qenë vrasje, bazuar në përvojën e punës dhe në plagët e shkaktuara. Për të nuk bë asnjëherë një ekspertizë e dytë”, ka thënë Gashi.

Sipas tij, hetimet për vrasjen e Asanajt duhet të rinisin pasi që ai ishte në krye të “privatizimit të gjysmës së Kosovës”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/gashi-dino-asanajn-e-vrane/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala