Garazhet ilegale të Latif Gashit

Autori:Avdyl Pajaziti

Ish-drejtori i Drejtorisë së Shërbimit Informativ të Kosovës, Latif Gashi, deputet i Kuvendit të Koosvës, për herë të parë ka folur për garazhet ilegale në oborrin e selisë së PDK-së.

Ai ka deklaruara se ato nuk nuk janë pronë e PDK-së, por të tij, shkruan Zeri.

Deputeti i PDK-së, ish-drejtori i SHIK-ut thotë se garazhet nga fillimi kanë qenë nën pronësinë dhe emrin e tij, por që kohë pas kohe ia ka lënë në shfrytëzim partisë.

Një ditë më parë, drejtori i Urbanizmit në Komunën e Prishtinës ka bërë të ditur se ka përfunduar afati për regjistrimin e ndërtimeve pa leje dhe se garazhet e PDK-së janë regjistruar në emrin e Latif Gashit.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/garazhet-ilegale-te-latif-gashit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala