Garazhet e PDK-së janë në emrin e Latif Gashit

Komuna e Prishtinës e ka përfunduar regjistrimin e objekteve pa leje. Në zyrat e Komunës që udhëhiqet nga Lëvizja “Vetëvendosje”, shkuan edhe garazhet e PDK-së të cilat u regjistruan në emrin e deputetit të kësaj partie, Latif Gashi.
Rreth 45 mijë e 450 është numri i ndërtimeve pa leje të regjistrura në Komunën e Prishtinës. Këto të dhëna i ka shpalosur drejtori i Urbanizmit n kryeqytet, Liburn Aliu. Ai thotë se Prishtina sot (e enjte) e kryen fazën e parë të procesit të legalizimit të objekteve pa leje, shkruan “Zëri”.
Në Komunë, sipas tij, u paraqitën 26 mijë persona për regjistrim të objekteve ilegale, ndërsa pjesën tjetër e identifikoi vetë Komuna e udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje.
Në zyrat e Urbanizmit kanë shkuar edhe njerëzit e Partisë Demokratike të Kosovës për të regjistruar garazhet e shumëpërfolura që u ndërtuan ilegalisht në oborrin ku ndodhet selia e PDK-së.
Liburn Aliu ka treguar se ato janë regjistruar në emrin e Latif Gashit, ndërkohë ka folur për gjithë procesin e legalizimit që e pret Komunën.
Aliu tregon se ligji do të jetë i mëshirshëm përballë shumë ndërtimeve të egra.
“Ligji i Legalizimit është shumë liberal dhe përtej planeve ekzistuese rregulluese. Nëse një objekt është në kundërshtim me kriteret e planit rregullues, ai objekt legalizohet, përpos rasteve kur ato objekte janë në prona komunale dhe në rastet kur nuk i plotësojnë kriteret e sigurisë, e që ky kriter i fundit është bazë”, ka thënë drejtori Aliu.
Shkrimin e e plotë mund ta lexoni në:
http://zeri.info/aktuale/36617/garazhet-e-pdk-se-jane-ne-emrin-e-latif-gashit/