Ganimete Musliu: Në Beograd kërkova njohjen e Kosovës

Autori:Avdyl Pajaziti

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka kërkuar nga deputetët serbë, që Serbia edhe de jure ta njohë pavarësinë e Kosovës.

“Kërkova nga deputetët serbë mos t’i mashtrojnë qytetarët e tyre, por t’u tregojnë atyre që Kosova është shtet”, ka thënë Musliu për ‘Epokën e re’.

Ajo ka bërë me dije se në muajin qershor një delegacion i Kuvendit të Serbisë pritet ta vizitojë Kosovën.

Ndërsa, duke folur për veshjen e saj kuq e zi dhe bartjen e simbolit të Republikës së Kosovës në Beograd, Musliu ka thënë se ka pasur dy simbolika: e para, se është shqiptare, dhe e dyta, sipas saj, për t’i treguar Serbisë se përfaqëson shtetin e Kosovës.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ganimete-musliu-ne-beograd-kerkova-njohjen-e-kosoves/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala