Ganimete Musliu injoron deklartën fyese të Alban Krasniqit

Autori:Avdyl Pajaziti

Deputetja nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu nuk ka dashur të komentojë deklaratën fyese të bërë ndaj saj nga anëtari i VV-së, Alban Krasniqi njëherit edhe bashkëshorti i deputetes Albulena Haxhiu.

E kontaktuar nga Indeksonline Musliu ka thënë se nuk dëshiron të merret me të.

“Albanin e respektoj, por nuk dëshiroj të merrem me të”, ka thënë shkurt Musliu.

Ndryshe Alban Krasniqi në një postim në Facebook e ka quajtur deputeten Ganimete Musliu si “Ganimete Zajednica-Musliu”, duke kërkuar që mos të duket rreth sheshit “Adem Jashari”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ganimete-musliu-injoron-deklarten-fyese-te-alban-krasniqit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala