Gani Shabani, shefi i dyshuar i Ministrisë së Shëndetësisë

Autori:Avdyl Pajaziti

Derisa sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë, Gani Shabani, po hetohet nga Prokuroria në rastin “Stenta” askush nuk ka ndërmarrë asnjë masë ndaj tij, që prezenca e Shabanit në krye të Shërbimit Civil të Ministrisë së Shëndetësisë të mos ndikojë në rrjedhën e hetimeve për këtë rast.

Sipas Liridona Kozmaqit, zëdhënëse e Prokurorisë Speciale të Kosovës, sekretari Gani Shabani në rastin “Stentat” është i pandehur. Sipas saj, në këtë rast për 12 persona kanë filluar hetimet. Mes njerëzve që po hetohen, sipas zëdhënëses Kozmaqi, është edhe ish-ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani, dhe sekretari i përgjithshëm i kësaj Ministrie, Gani Shabani. MST: Zgjerohen hetimet për rastin “Stentat” Zëdhënësja e Prokurorisë Speciale të Kosovës ka konfirmuar për “Zërin” se hetimet në lidhje me rastin “Stentat” janë zgjeruar.

“Por hetimet e deritanishme tregojnë së numri i të dyshuarve është më i madh dhe se do të ketë zgjerim të hetimeve. Pozitat e tyre janë të ndryshme, ka zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë, pastaj mjekë dhe teknikë mjekësorë”, ka thënë Kozmaqi.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/gani-shabani-shefi-i-dyshuar-i-ministrise-se-shendetesise/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala