Gani Koci: Zafir Berisha po e tregon fytyrën e tij të vërtetë

Autori:Avdyl Pajaziti

Zv/ministri Gani Koci nuk ka dashur t’i komentojë sharjet dhe fyerjet që janë bërë ndaj tij nga deputeti i Nismës për Kosovën, Zafir Berisha.

Ai në një prononcim për ORAinfo ka thënë se nuk dëshiron të merret me deklaratat e Bersihës. Sipas tij, Berisha po e tregon fytyrën e tij të vërtetë.

“Unë e kam bërë një postim dje në lidhje me një paraqitje timen në TV, por aty nuk ka pasur fyerje, injorim po, por jo fyerje, ndërsa ai ka sharë në inbox-in tim. Unë nuk kam asnjë koment absolutisht, ai ka treguar fytyrën e tij të vërtetë me gjëra të tilla”, ka thënë Koci, për ORAinfo.

Një ditë me parë ish deputeti i PDK-së Gani Goci pati ironizuar me Zafir Berishën, duke e cilësuar figurën e tij si shembullin e paditurisë së opozitës, raporton ORAinfo.

Këtë postim Koci e ka bërë në Facebook. Por deputeti Berisha, i ka shkruar privatisht Kocit duke e fyer rëndë ish kolegun e partisë.

“Selam të fortë më paska qu Zafir Berisha në inbox lidhur me një postim timin në Fb, për te! Kjo gjuhë rrugaqërie e nje ” përfaqësuesi” të popullit dhe një prezentuesi të bllokut opozitar, sërish është shembull më i mire i idiotizmit, injorances dhe moralit të tyre politik dhe njerëzor!”, ka shkruar Koci.

Më poshtë keni kritikën e Kocit dhe reagimin banal të Zafir Berishës.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/gani-koci-zafir-berisha-po-e-tregon-fytyren-e-tij-te-vertete/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala