Gani Koci, Limajt: Dije se je turpi i politikës dhe demokracisë kosovare

Zëvendësministri i Zhvillimit Ekonomik (MZHE), Gani Koci, duke e komentuar fjalimin e liderit të “Nisma për Kosovën”, Fatmir Limaj, ka theksuar se ai është turpëruar me qëndrimin e tij “dinjitoz” në Gjykatën e Hagës, por se sipas tij, i janë gëzuar lirimit të tij.
“Nga kjo nuk mund te shpëtosh. Perëndimi yt tashmë nuk ka të ndalur.. Mos ia fut kot me rregulla juridike e drejtësi, kujtoje kush të futi në politikë dhe cili ishte tjetri që të bëri magjistër të shkencave juridike. Nuk e din as çfarë titulli kishte punimi yt i magjistraturës. Aman mos na shit mend të paktën neve që të njohim”, ka shkruar ai. /Telegrafi/