Galaxy s7 vjen ma funksionin live photos

Autori:Avdyl Pajaziti

Apple iPhone 6s dhe Apple iPhone 6S Plus kanë një funksion të quajtur Live Photos që gjiganti Apple e ka lëshuar me debutimit e pajisjeve të fundit. Një sekondë e gjysmë para se ta shtypni butonin për shkrepje dhe një sekondë e gjysmë pasi të shtypni këtë buton regjistrohet si video.

Si rezultat duhet të mbani më shumë gishtin tek fotoja duke e shtypur ekranin në mënyrë për tu shfaqur pamjet e regjistruara paraprakisht.

Megjithatë, një raport i publikuar sot zbulon që kompania Samsung ka në plan të shtojë një funksion të tillë në telefonat e ardhshëm të kompanisë. Edhe pse ky funksion është duke u zhvilluar për Samsung Galaxy S7, mund të mos jetë në dispozicion kur telefoni të fillojë shitjet por më pas mund të shtohet me përditësimin e softuerit. Galaxy S7 pritet të zbulohet më 21 shkurt gjatë eventit Unpacked nga Samsung.

Bazuar ‘AndroidGeeks’, Samsung do e emërojë funksionin Timeless Photo apo Vivid Photo. Ndryshe nga funksioni Live Photos për Apple, versioni për Samsung nuk do posedojë edhe zë. Kjo do i lejojë përdoruesve të Galaxy S7 të shpërndajnë foto të tyre në formatin GIF në rrjete sociale.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/galaxy-s7-vjen-ma-funksionin-live-photos/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala