Galaxy S7 do të vijë në tri versione

Autori:Avdyl Pajaziti

Kanë kaluar vetëm pak javë nga prezantimi i Galaxy Note 5 dhe që tani kanë filluar të dalin informacione në lidhje me Galaxy S7.

Meqë kompania aktualisht është në gjendje të mirë financiare, pas një periudhe krize, telefoni inteligjent i ardhshëm pritet të tronditë tregun. Nga ato që kemi dëgjuar deri tani, ka një arsye për të menduar se Galaxy S7 do të tronditë tregun botëror të telefonave inteligjentë.

Thuhet se telefoni do të ofrohet në tri versione; dy do të fuqizohen nga çipet Exynos të Samsung-ut, ndërsa versioni tjetër do të fuqizohet nga procesori Qualcomm Snapdragon 820. Sipas SamMobile, Samsung do të shesë versionin e Galaxy S7 me procesorin Qualcomm Snapdragon 820 në Kinë dhe SHBA.

Ndërsa versioni me procesorin Exynos 8890, i njohur ndryshe si Exynos M1, do të shitet në disa tregje evropiane, Japoni dhe Korenë e Jugut, ku ka selinë Samsung. Ndërkohë, versioni me çipin Exynos 7422 do të shitet në tregun indian.

Thuhet gjithashtu se telefoni do të ketë variante me ekran të lakuar dhe normal. Galaxy S7 do të prezantohet në Kongresin Botëror të Telefonave, që zhvillohet në muajin mars, kështu që deri atëherë mund të zbulohen detaje të tjera në lidhje me telefonin. /krokodili

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/galaxy-s7-do-te-vije-ne-tri-versione/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala