Gafa e ministrit të Jashtëm të Shqipërisë: Mendon se Kosova ka det! (Foto)

Autori:Avdyl Pajaziti

Ditmir Bushati, shefi i diplomacisë shqiptare, ka bërë një gafë të madhe kur ka folur për dy marrëveshjet e fundit ndërkombëtare të Kosovës; Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe dhe demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

Ai Asociacionin e ka cilësuar me fjalën serbe “Zajednica” – siç i referohet Vetëvendosje, kurse demarkacionit me Malin e Zi si “pakti detar”.

Siç dihet, Kosovën me Malin e Zi e ndajnë bjeshkët, e jo deti.

Duam të besojmë se faktin se Kosova s’ka det, e rrjedhimisht s’mund të bëjë “pakt detar” me ndonjë
shtet, e di edhe Ministri i Jashtëm i Gabonit. Por ja që këtë fakt nuk po e ditka Ministri i Jashtëm i Shqipërisë.

Gafa të tilla, e betojnë mendimin që mbizotëron në Kosovë se në Shqipëri dinë shumë pak, ose aspak për Kosovën.

Ja dhe dëshmia, numri i sotshëm i Gazetës Shqip.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/gafa-e-ministrit-te-jashtem-te-shqiperise-mendon-se-kosova-ka-det-foto/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala