Gafa e Gjykatës Themelore të Prishtinës, denojnë vozitjen nën kilometrat e detyruara (Dok)

Gazetari Besart Galica, ka publikuar në llogarinë e tij në Facebook një fotografi ku shihet një aktvendim i Gjykatës Themelore në Prishtinë, që bën përgjegjës drejtuesin e automjetit se ka drejtuar automjetin me shpejtësi 75km/h, në vendin ku shpejtësia është e kufizuar me 80km/h.
Gjithashtu vërehet se ka mjaft gabime gramatikore në këtë aktvendim.
Për këtë veprim, i pandehuri është denuar me 25€./Indeksonline/