Gabimet e Samsung

Autori:Avdyl Pajaziti

Me Galaxy S6 Samsung hoqi qafe dy nga aspektet më të dashura të një smartfoni për konsumatorët: baterinë e zëvendësueshme dhe portën microSD, dhe foto të publikuara online të Galaxy Note 5 sugjerojnë se ky do të jenë trendi i Samsung tani e tutje.

Fotot e publikuara tregojnë Galaxy Note 5-ën që ngjan sikur të ishte një version i stërmadh i Galaxy S6 duke ruajtur po të njëjtin dizajn prej xhami dhe metali. Nuk ka asnjë shenjë për prezencën e baterisë së zëvendësueshme dhe portës microSD.

Bateria do të jetë 3,000 mAh, shumë më e madhe se ajo që ofron Galaxy S6 dhe S6 Edge.

Burimi në fjalë që ka zbuluar fotot e Galaxy Note 5-s pretedon se phableti do të jetë i disponueshëm në tre variante: 32, 64 dhe 128 GB.

Natyrisht që Note 5 do të ketë edhe stilolapsin magnetik. E gjitha kjo që cituam më lart nuk është zyrtare dhe për këtë po presim evenimentin e 13 Gusht të Samsung quajtur “Unpacked”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/gabimet-e-samsung/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala