Fushë Kosova, vend i mundësive për preshevarët

Autori:Avdyl Pajaziti

Pos që ka tërhequr shumë qytetarë nga anë e kënd vendit, Fushë Kosova është bërë vend i mundësive edhe për qytetarët e Luginës së Preshevës. Me gjithë qetësinë që kanë gjetur këta banorë në këtë qytet, kërkesat për një jetë më të mirë tashmë janë shtuar.

Shahin Idrizi kishte vendosur qysh nga pas lufta që bashkë me familje të zhvendoset në këtë qytet. Idrizi thotë se tashmë ka ardhur koha që të jenë më të integruar në institucione, raporton KTV.

Për gjithë këto vështirësi, këta banorë po mendojnë se do t’u krijonte lehtësi një Zyrë brenda komunës.

Për këtë, Fehmi Ramadani thotë të ketë bërë kërkesë në këtë institucion. Mirëpo, një gjë të tillë e kanë mohuar zyrtarët komunalë të Fushë Kosovës.

Zëdhënësi i komunës së Fushë Kosovës, Ali Topalli është shprehur i bindur se Komuna gjithnjë ka qenë e përkushtuar t’i integrojë këta qytetarë dhe e gatshme për plotësimin e kërkesave të tyre.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/fushe-kosova-vend-i-mundesive-per-preshevaret/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala