Fushë Kosova sot pa ujë

Për shkak të pastrimit të rezervuarëve në objektin prodhues Kroni-Kuzmin, sot, Fushë Kosova me fshatrat përreth do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm, nga ora 06:00 deri në 18:00, njoftoi Kompania e Ujësjellësit Rajonal ”Prishtina”.
Shkak i kësaj ndërprerjeje, sipas njoftimit, është pastrimi i domosdoshëm i rezervuarëve të ujit në këtë objekt, duke qenë obligim i Kompanisë që rezervuarët e ujit prej nga furnizohen konsumatorët në të gjitha zonat e shërbimit të pastrohen njëherë në gjashtë muaj e më së largu njëherë brenda vitit.
Pastrimi i rezervuarëve shërben për ruajtjen e cilësisë së ujit të pijshëm, thuhet në njoftim.