Fusha Kosova me fshatrat përreth nesër mbeten pa ujë

Kompania Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” njofton se nesër Fusha Kosova me fshatrat përreth do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm.
KUR ”Prishtina” njofton se ndërprerja do të ndodh ora 06:00-18:00.
Shkak i kësaj ndërprerje uji është pastrimi i domosdoshëm i rezervuarëve të ujit në këtë objektin prodhues Kroni-Kuzmin, prej nga furnizohen konsumatorët.
Pastrimi i rezervuarëve shërben për ruajtjen e cilësisë së ujit të pijshëm dhe duhet të ndodh çdo gjashtë muaj. /Telegrafi/